Rusia vazhdon sulmet në fabrikën e çelikut në Mariupol

Në qytetin port jugor të Mariupolit, forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal, ku janë strehuar luftëtarët dhe disa civilë, ka thënë ndihmësi i kryebashkiakut të qytetit, Petro Andryushchenko.
Presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar tha se forcat e tij do të ndalonin sulmin e tyre në kompleksin industrial – pjesa e fundit e qytetit port që nuk është nën kontrollin rus – dhe në vend të kësaj do të bllokonin daljet e tij.
Duke folur me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dje, Putin këmbënguli se askujt nuk po i refuzohej leja për të lënë Mariupolin ose fabrikën e çelikut, vazhdoi se operacioni ushtarak i Rusisë në qytet kishte përfunduar dhe civilët mund të largoheshin nga zona në çdo kohë.
Andryushchenko, ka thënë se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje për krijimin e korridoreve humanitare jashtë qytetit port dhe sulmet po vazhdonin.
Korridoret humanitare kanë vazhduar të jenë pothuajse të pamundura për t’u përdorur ndërkohë që sulmet nga Rusia vazhdojnë dhe postblloqe të shumta në dalje nga qyteti janë vënë në zbatim./21Media

Back to top button