300 të burgosurit danezë në Kosovë, Haxhiu thotë se marrëveshjen e ka trashëguar nga qeveria e kaluar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane ka thënë se marrëveshja për sjelljen e 300 të burgosurve danezë në Kosovë është e trashëguar nga qeveria e kaluar.
Rreth 300 të burgosur danezë pritet të vendosen në Burgun e Gjilanit.
Lidhur me këtë Haxhiu tha që Kuvendi është institucioni i cili do të vendos përfundimisht për këtë marrëveshje
“Është një marrëveshje që e kam trashëguar kur kam ardhur në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Duke pasur parasysh bashkëpunimin e mirë me Mbretërinë e Danimarkës, çuditem me qeverinë e kaluar që bëhen që nuk kanë pasur informacione për këtë. Dje e kemi nënshkruar traktatin por fjalën e fundit e ka Kuvendi”, tha ajo.
Ministrja e Drejtësisë dje ka bërë të ditur se është nënshkruar Traktati për transferimin e të dënuarve nga Mbretëria e Danimarkës në Republikën e Kosovës me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Nënshkrimi i Traktatit pason nënshkrimin e letër-qëllimeve ndërmjet ministrave të drejtësisë dhe ekonomisë së të dy vendeve me datën 21 dhjetor 2021, i cili shprehë përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe zhvillimor, duke nxitur dhe thelluar tutje partneritetin ndërmjet dy vendeve, në fusha me interes të përbashkët./21Media

Back to top button