Ryshfeti në spitalin e Vushtrrisë, dy kirurgët ndalohen për 48 orë, i treti në arrati

Për arrestimin e dy mjekëve për ryshfet në spitalin e Vushtrrisë ka njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Sipas prokurorisë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarit.
“Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri, me iniciale I.Z., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh, po ashtu edhe për këtë të dyshuar do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Policia jep detaje për RTV21 rreth arrestimit të dy kirurgëve në Vushtrri
Arrestimin  e kirurgëve të dyshuar për korrupsion të Spitalit të Vushtrrisë e konfirmoi për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë, Baki Krelani. Ai po ashtu tha se doktori i tretë ende është në kërkim.
“Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Mitrovice-Jugu, ka arrestuar dy persona me dyshimin e bazuar për marrje ryshfeti, përderisa personi i tretë mbetet në kërkim policor. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.”, tha Kelani.
Arrestohen dy kirurgë që dyshohen se u morën para para pacientëve
Arrestohen dy kirurgë që dyshohen se u morën para para pacientëve, të tretit policia i kërkon të dorëzohet
Policia e Kosovës i ka arrestuar dy kirurugët Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu të dyshuar për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë.
Ndërkaq Isuf Zekaj është në pushim vjetor dhe i njëjti është thirrur në telefon për t’u dorëzuar në Policinë e Kosovës, raporton Gazeta Shneta.
Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e spitalit Dr. Shekfije Shatri. “Ju njoftojmë se policia e Kosovës po sa e ka arrestuar në Spital, dr. Arsim Latifaj dhe dr. Ekrem Sefiu. Ndërsa dr. Isuf Zekaj është në pushim vjetor për çka është thirrur në telefon dhe i është kërkuar dorëzimi në polici”, ka deklaruar Shatri.
Ajo ka njoftuar poashtu se tre kirurgët janë suspenduar nga puna në këtë spital.

Back to top button