Sa afër, sa larg – anëtarësimi i Kosovës në BE!

“Marrja e statusit kandidat do të varet nga progresi i arritur në dialogun Kosovë-Serbi”
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është përmendur shpesh kohëve të fundit si në qarqet politike ashtu edhe në ato të njohësve të integrimeve. Anash plotësimit të kritereve dhe paralajmërimit të kryeministrit, Albin Kurti se vitin e ardhshëm do të aplikojnë për anëtarësim në BE, njohës të procesit të integrimeve evropiane druajnë se marrja e statusit të vendit kandidat mund të kushtëzohet me progresin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Lëvizja Vetëvendosje ndërkaq, pohon se Kosova i ka plotësuar kriteret për aplikim për anëtarësim në BE dhe të njëjtën do ta bëjë vitin e ardhshëm./21Media

Back to top button