Sa gra shtatzëna me Covid-19 janë në QKUK?

Në Klinikë Obstetrike Gjinekologjike nga COVID-19 aktulaisht të hospitalizuara janë 4 gra shtatëzëna me Covid-19.
Për portalin rtv21.tv kjo u bë e ditur nga Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismaili.
Ismaili tregoi se gjendja gjendja e grave shtatzëna është stabile. Ai tutje njoftoi se kët paciente janë të vaksinuara me dy dozat e vaksinës kundër Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dy qytetarë të Kosovës kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Kurse, nga 2 mijë e 787 testime, 183 kanë rezultuar pozitiv.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se 124 pacientë aktualisht janë duke u trajtuar nëpër spitale dhe në QKUK.
Sipas SSHKUK-së, 88 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 11 në mjekim intensiv./21Media

Back to top button