Ibrahim Tatlıses: Nuk kam dalë në skenë për 11 vjet

Ibrahim Tatlises është një këngëtaret më të famshëm në Turqi. Ibrahimi është pjesë e pandashme e mediave rozë në Turqi jo vetëm për muzikën që ai e bënë por edhe për jetën e tij private.
70 vjeçari mbrëmë është takuar me fansat e tij gjatë një performance në Stamboll. Gjatë këtij takimi Ibrahimi ka përmendur periudhën sa ishte larg muzikës për shkak të problemeve shëndetësore.

Duke e përshkruar atë periudhë ai u shpreh ”Unë nuk kam dalë në skenë për 11 vjet. Çfarë mund të bënin gjatë gjithë kësaj kohe? Ja ku jam tani!”.
Ibrahimi mbajti koncertin e tij të parë pas shumë vitesh në Stamboll në shtator të vitit të kaluar, për çka tha se nuk ka fjalë për ta përshkruar ndjenjen që e kishte.

Këngëtari turk në vitin 2011 ishte plagosur në kokë e që si pasojë lëndimet ishin serioze./21Media

Back to top button