Sa ka interesim nga të moshuarit të merren me fitnes?

Për disa mund të duket asgjë, por marrja me fitnes mund të parandalojë ose vonojë shumë nga problemet shëndetësore që vijnë me kalimin moshës, kështu për portalin rtv21.tv ka thënë trajneri i fitnesit, Edmond Sejdiu.
Sejdiu ka cilësuar se interesimi i të moshuarve për tu marrë me fitnes në vendin tonë është tejet i vogël.
Ai ka thënë se nga përvoja e tij të moshuarit ngurrojnë të merren me fitnes për arsye se e konsiderojnë si sport që e bëjnë vetëm të rinjtë
Fatkeqësisht interesimi është tejet i vogël sa i përket të moshuarve për t’u marrë me aktivitete fizike në përgjithësi e aq më pak me fitnes. Nga përvoja ime kam mësuar se të moshuarit sidomos në vendin tonë ngurrojnë të merren me fitnes për arsye se e cilësojnë si sport që e bëjnë vetëm të rinjtë, dhe kjo është shumë gabim sepse në fitnes ka zgjidhje thuajse të barabarta edhe sa i përket atyre që janë në moshë më të shtyrë me ata të rinjtë”, ka thënë Sejdiu.
Ai tutje ka treguar se aktive me fitnes më shumë është grupmosha 18-37 vjeç.
“Për fat të keq vetëm moshat e reja ose te mesme janë ato që janë më shume aktive ne fitnes diku një mesatare rreth 18-37 vjeç”, ka thënë ai.
Intresim për tu marrë  me fitnes sipas trajnerit Sejdiu ka më shumë nga burrat, por siç ka thënë ai tani ka interesim edhe nga gratë.
Interes ka me shumë nga burrat, por nëse bëjmë krahasime me diku rreth 5-6 vite më parë ka dukshëm interes më të madh edhe nga gratë në fitnes, dhe shihet interes çdo ditë e më i madh edhe nga gratë për t’u marrë me fitnes”, ka shtuar Sejdiu.
Trajneri i fitensit ka thënë se marrja me fitnes ose me aktivitete fizike të ndryshme është e domosdoshme për shëndetin në përgjithësi, jo të pritet deri të arrihet mosha 50 ose 60 “por me aktivitete fizike duhet t’a kalojmë gjithë jetën, e sidomos në moshë të shtyrë kur atëherë kemi nevojë më së shumti”./21Media  

Back to top button