Sa kosovarë kërkuan t’i ndërrojnë emrat gjatë vitit 2021?

Për arsye personale gjatë vitit 2021, 259 kosovarë u janë drejtuar zyreve të regjistrimit civil ku kanë aplikuar për t’i ndërruar emrat e tyre personal. Kështu ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB).
MPB ka bërë të ditur se kërkesa për ndërrimin e emrave ka pasur më shumë nga burrat. Sipas Ministrisë, nga 259 persona 136 janë burra, kurse 123 gra.
Për portalin rtv21.tv, Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar se për ndërrimin e emrave të grupmoshës 1 deri në 10 vjeç, kanë aplikuar 34 persona.
37 persona janë të grupmoshës 11 – 20 vjeçare. Nga mosha 21 vjeçare deri në 30 për ndërrim të emrit kanë aplikuar 61 persona, kurse nga mosha 31 deri në 40 kanë aplikuar 34 persona.
Sipas Ministrisë,  35 persona janë të grupmoshës 41 deri në 50 vjeçare. Nga mosha 51 deri në 60 në zyrat e regjistrimit civil për të ndërruar emrat kanë aplikuar 32 persona, kurse mbi mshen 60 vjeçare gjatë vitit 2021 emrat i kanë ndërruar 26 persona.

Kërkesa për ndërrimin e emrit personal duhet të bëhet duke i pasur dokumentet e nevojshme për të aplikuar, duke filluar nga certifikata e lindjes. Dokumentet e plota i gjeni në këtë link./21Media
 
 

Back to top button