Sa martesa dhe ndarje u bënë sivjet në Kosovë?

4 mijë e 103 çifte u kurorëzuan prej janarit e deri në 10 ditëshin e parë të muajit mars 2022 në Kosovë, ndërsa, u shkurorëzuan 226 çifte, shkruan rtv21.tv
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për rtv21.tv gjatë muajit janar u kurorëzuan 1 mijë e 764 çifte, gjatë muajit shkurt pati më shumë kurorëzime, gjithsej 1897 çifte u kurorëzuan, ndërsa në 10 ditëshin e parë të muajit mars u kurorëzuan 442 çifte.
Nga janari i këtij viti e deri në 10 ditëshin e muajit mars, në Kosovë u shkurorëzuan 226 çifte. Sipas të dhënave të MPB-së, gjatë muajit janar u shkurorëzuan 120 çifte, gjatë muajit shkurt 88, ndërsa gjatë 10 ditëshit të parë të muajit mars, u shkurorëzuan 18 çifte, shkruan rtv21.tv
Gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2021, pra (janar, shkurt, mars), në Kosovë janë kurorëzuar gjithsej 4 mijë e 370 çifte. Nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme bëhet e ditur se gjatë janarit janë kurorëzuar 1671 çifte, gjatë muajit shkurt 1303, ndërsa gjatë muajit mars 1396 çifte.
Sa i përket shkurorëzimeve, gjatë muajve (janar, shkurt, mars 2021) janë shkurorëzuar 567 çifte. Në muajin janar janë shkurorëzuar 163 çifte, gjatë muajit shkurt 204 persona, ndërsa në muajin mars janë shkurorëzuar 200 çifte.

Ndryshe, gjatë vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 14 mijë e 738 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej tyre, çifte të kurorëzuara të ndodhura në Kosovë kanë qenë 13 mijë e 463. Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 1 mijë e 614 raste të çifteve të shkurorëzuara./21Media

Back to top button