Film i ri dedikuar ikonës së ndjerë të muzikës, Michael Jackson

 
Ka filluar të realizohet film i ri biografik dedikuar ikonës tashmë të ndjerë të muzikës, Michael Jackson.
Atë do ta sjellin në ekran prodhuesi i filmit biografik Bohemian Rhapsody, Graham King dhe skenaristi i Gladiator, John Logan.
Distribuimin e filmit në botë do ta bëjë Lionsgate, ka bërë të ditur përgjegjësi i kësaj studioje filmike, Joe Drake.
Sipas Lionsgate, filmi i ri dedikuar Jackson do të paraqes atë si një person të komplikuar i cili u bë Mbreti i Popit.
Ai po ashtu do të sjell në ekran disa nga performimet ikonike të këngëtarit.
Biznesi sa i përket Michael Jackson filloi të përmirësohet kohët e fundit, përfshirë këtu me realizimin e mjuziklit që u lansua në Broadway, Michael Jackson dhe Mjuzikëll, këtë pas një serie fitoresh në gjyq që i dhanë fund proceseve serioze gjyqësore lidhur me akuzat ndaj Jackson për ngacmime seksuale.
Një dokumehtar i HBO, i vitit 2019, që u titullua “Leaving Neverland” nxiti reagime për ngacmimet e fëmijëve.
Por, akuzat e bëra në të tani nga dy meshkuj të cilët thanë se Jackson i kishte ngacmuar kur ishin fëmijë, u shpërfillën.
Skenaristi Logan dhe producenti Graham më parë kanë bashkëpunuar në filmin “The Aviator” falë të cilit të dytë u nominuan për Oscar.
King në një deklaratë për media ka treguar se për herë të parë me familjen e Jackson u takua në vitin 1981 dhe është i nderuar që tani në ekranin e madh do t’i shpie tregimin për tarashëgiminë e tyre.
Ai ka thënë se nuk ka imagjinuar se do të kishte ndonjëherë privilegjin të bëhet pjesë e ekipit realizues për një film dedikuar atij.
Detaje të tjera për filmin e ri nuk janë zbuluar akoma, përfshirë këtu edhe atë se kush do të jetë regjisor./21Media

Back to top button