Sa njerëz do të marrin pjesë në Maratonën e Londrës?

Qyteti i Londrës do të mbushet gjatë të dielës së ardhshme, pasi një nga garat më ikonike në botë do të mbahet aty

Mijëra garues po bëjnë përgatitjet e fundit për maratonën e këtij viti në Londër, që do të mbahet me 23 prill.

Më shumë se 50 mijë njerëz do të jenë pjesë e garës, duke filluar nga disa prej atletëve më të mirë të botës, e deri tek njerëzit e rëndomtë që kanë për qëllim vetëm përfundimin e garës, e jo kohën, shkruan rtv21.tv.

Një përgatitje masive shkon për këtë garë, dhe jo vetëm nga garuesit, por edhe nga organizatorët. Më poshtë kemi disa të dhëna për garën e datës 23:

40 mijë medalje do të shpërndahen për ata që përfundojnë garën

1.263 tualete do të vendosen gjatë gjithë shtegut

300 litra të ngjyrës së kaltër do të tregojnë rrugën garuesve

Do të përdoren 50 mijë metra barrierë

7 mijë policë do të jenë të pranishëm

1.200 vullnetarë të ambulancës St Jon do të jenë të pranishëm

300 bartës do të jenë të gatshëm për përdorim

750 mijë shishe të ujit mineral Baxton do të shpërndahen, edhe 149 mijë shishe tjera Lucozade Sport do të shpërndahen gjatë garës

Më shumë se 5 mijë qese do të mbushen nga të sëmurët gjatë garës

Rreth 20% e garuesve shkruajnë Blog në internet

Garuesi më i vjetër këtë vit është Kenneth Jones, 83 vjeçar. Ai ka garuar në çdo Maratonë të Londrës

173 garues do të marrin pjesë në ditëlindjen e tyre

Më së shumti garues ka të profesionit kontabilist, 2.285

/21Media

Back to top button