Sa para fituan Fury e Wilder pas përballjes së tretë mes tyre

Tyson Fury ka arritur ta fitojë trilogjinë ndaj Deontay Wilder në një meç të jashtëzakonshëm në Las Vegas.
Fury fitoi pasi në raundin e 11-të e nokautoi amerikanin i cili më nuk mund të ngritej.
Por kjo përballje i ka sjellë edhe të ardhura rekorde dy boksierëve, pasi ata kanë fituar miliona dollarë.
Boksieri britanik i kishte të garantuara 30 milionë dollarë (22 milionë funte, 26 milionë euro) dhe 60% të të ardhurave të paguara për shikime.
Ndërkohë, Wilder, që pësoi humbje i kishte të garantuara 20 milionë dollarë (15 milionë funte, 17 milionë euro) dhe 40% të parave që vijnë nga shikimet.
Kjo është shuma e madhe që boksierët kanë fituar nga tri përballjet që kanë pasur mes vete.
Herën e parë që ata luftuan në vitin 2018, boksierëve thuhet se iu garantuan katër milionë dollarë (Wilder) dhe tre milionë dollarë (Tyson).
Në luftën e tyre të dytë në vitin 2020, të dy luftëtarëve iu garantuan një çantë prej pesë milionë dollarë plus një përqindje e fitimeve të paguara për shikim.
Të dy boksierët u kthyen në shtëpi me një shumë prej rreth 25 milionë dollarë pasi u shtuan aty edhe PPV.

Back to top button