Sa të ardhura iu nevojiten për të jetuar në Amerikë?

 

Të jesh komod në jetesë është subjektive, në disa vende të ndryshme mund të jetohet me të ardhura të ndryshme

Në qoftë se një çift mund të udhëtojë botën me 30 mijë dollarë të ardhura në vit, një tjetër mund të ketë problem të jetojë në New York me 500 mijë dollarë në vit.

Është e preferueshme të jetosh me rregullën 50-30-20, që do të thotë të shpenzosh gjysmën e pagës në gjërat plotësisht të nevojshme, 30% në gjëra argëtuese si udhëtime e pushime, si dhe 20% t’i kursesh.

Por që të jetosh me këtë plan duhet të fitosh 2 herë më shumë para sesa shpenzimet tuaja. GoBankingRates ka shfaqur shifrat se sa të ardhura të nevojiten në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara për të jetuar me këtë rregull, duke filluar nga 40 mijë në El Paso, deri në 110 mijë në San Francisco, shkruan rtv21.tv.

Nga të gjitha qytetet e Shteteve të Bashkuara, San Antonio, Austin, Culumbus, Fort Worth dhe El Paso fitojnë më shumë të ardhura vjetore nga aq sa iu nevojiten për të jetuar me planin 50-30-20, kurse qytetet tjera fitojnë më pak nga aq sa kërkohet për t’iu përmbajtur këtij plani./21Media

Back to top button