“Sa t’luta ëndrrat mos na i the” thotë Blero në këngën e re

Këngëtari Blero Muharremi ka publikuar sonte një projekt të ri muzikor.
“Shtatori” mban titullin kënga e re nga Blero në bashkëpunim me këngëtaren Arta Zenelaj.
Muzikën e ka bërë Blero i cili poashtu ka shkruar edhe tekstin në bashkëpunim me Slicky. Orkestrimin e ka bërë Marcolino, ndërsa miksimin dhe masterizmin Alandy.
Kënga “Shtatori” është realizuar me videoklip./21Media

Back to top button