Sabri Fejzullahu falënderon të gjithë ata që e uruan për ditëlindjen
Dje ishte një ditë e shënuar për këngëtarin e njohur dhe shumë të dashur nga publiku, Sabri Fejzullahun. Ai dje festoi ditëlindjen dhe mbushi 75 vjet, shkruan rtv21.tv
Me rastin e ditëlindjes, Sabriu natyrisht që gjatë ditës mori urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë.
Për t’i falënderuar ata që e uruan Sabriu në Instagram publikoi një video, përmes të cilës u shpreh ”Ua kthefsha me të mirë në ditëlindjet tuaja”.
View this post on Instagram
Sabri Fejzullahu është këngëtar shumë i njohur, i cili është lindur më 16 shtator të vitit 1947 në Podujevë. Ai ka qenë i pari që ka sjellur frymën e muzikës moderne në Kosovë. Kënga e tij e parë që e ka kënduar për Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1967, profesionalisht me orkestrën e madhe simfonike është quajtur “Tash jo”. Kjo është kënga e parë profesionalisht e tij, ndërkaq, ka filluar që të këndojë që në klasën e parë fillore.
Disa nga këngët e tij të njohura ndër vite janë: “Zemër e plagosur”, “Ma ke prishë gjumin e natës”, “Merrma shiun e Prishtinës”, “Pse s’të thash të dua”, “Moj e mira e diasporës”, “Plot rini plot dashuri”, “Çika e Ulpianës”, “Ku je me kënd je”, “Jam shumë keq”, “Pranvera në Prishtinë”, etj.
Ndërkohë, projekti i fundit i Sabri Fejzullahut është “Bon be” në bashkëpunim me Gilin. Projekti është publikuar më 13 maj dhe deri tani në Youtube ka arritur mbi 1 milion klikime./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?