Sadiku: Ardhja e palëve në bisedime është lajm i mirë
Sonte(4 maj 2022) në Click të RTV21 u diskutua për takimet e Berlinit!
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku ka thënë se ardhja e palëve në bisedime është lajm i mirë.
Sadiku në Click të RTV21 tha gjithashtu se Kryeministri i vendit, Albin Kurti po shprehet vazhdimisht që Kosova do të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por që sipas tij kjo s’po ndodhë, gjë të cilën Sadiku e konsideron shumë shqetësuese.
“Kurti po shprehet që do të aplikojmë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, nuk po ndodh.. nuk e di pse – shqetësuese”, u shpreh Sadiku.
Sadiku shtoi se sipas tij, ende nuk dihet as pozicionimi i Kurtit karshi dialogut./21Media