Zelensky: Ëndrra e paqes do të realizohet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri një lutje për paqe gjatë një fjalimi të regjistruar në Danimarkë në 77-vjetorin e çlirimit të vendit skandinav nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Shteti rus nuk është gati të ndalojë luftën. Ata po ëndërrojnë të pushtojnë Ukrainën dhe vendet e tjera evropiane. Ata ende po ëndërrojnë që liria e Evropës do të zhduket. Por ëndrrat e tyre nuk do të realizohen. Ëndrra për paqen do të bëhet realitet”, tha ai, “Ashtu si ndodhi 77 vjet më parë”.
Vërejtjet e Zelensky u transmetuan para turmave që ishin mbledhur në sheshet publike për të përkujtuar përvjetorin e çlirimit, transmeton rtv21.tv.
Në fjalimin e tij, Zelensky paralajmëroi se pushtimi i Rusisë mund të përhapet në vende të tjera evropiane.
“Askush nuk mund të thotë se sa ditë të tjera do të vazhdojë kjo luftë. Por unë besoj se dita e çlirimit po afron”, shtoi Zelensky.
Zelensky falënderoi gjithashtu mbështetësit danezë të Ukrainës dhe u kërkoi atyre të kujtojnë fëmijët që kanë vdekur në Ukrainë.
“Ju lutemi mbani mend fëmijët ukrainas, 220 fëmijë të cilëve u mori jetët nga kjo luftë. Ju lutemi mbani mend se Evropa është në gjendje t’i japë fund zgjerimit të kësaj”, tha ai./21Media

Back to top button