Sadiku kërkon respektimin e masave antiCOVID-19

 

Infektologu Izet Sadiku, ka kërkuar vazhdimin e respektimit të masave parandaluese kundër COVID-19, me qëllim që të mos kthehen masat shtrënguese të cilat do të ishin të dëmshme për shëndetin mendor dhe për zhvillimin ekonomik.

Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka thënë se situata me COVID-19 po vazhdon të jetë shumë problematike, duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk ka filluar vaksinimi dhe rritjen e numrit të rasteve javën e fundit.

“Prandaj duhet secili nga të kontribuojmë në parandalimin e rritjes se rasteve të reja duke përdor maskën, mbajtur distancën, higjienën personale. Ne kemi ditur që me sjelljen tonë të kontribuojmë në zvogëlimin e rasteve të reja me COVID-19, sepse ashtu shpëtojmë jetë dhe kontribuojmë në zhvillim ekonomik”, ka shkruar Sadiku./21Media

Back to top button