Sahatqija: Deri më sot asnjë shtet nuk është dënuar për gjenocid

 

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Teuta Sahatqija në emisionin debatues, “Click” në RTV21, tha se adresimi i gjenocidit ka të bëjë më gjykatën e drejtësisë, e ai është trupi i Kombeve të Bashkuara dhe se gjenocidi nuk është futur në politikën e jashtme, por adresimi i gjenocidit është punë e politikës së jashtme.

“Ne si LDK e përkrahim këtë iniciativë por, nuk duam që kjo iniciativë të jetë e papërgatitur. Kjo çështje e cila gëzon përkrahjen e të gjitha partive, nuk duhet të përdoret si politikë e brendshme, sepse deri më sot asnjë shtet nuk është dënuar për gjenocid”, shtoi tutje Sahatqija.

Ndër të tjera, ajo potencoi se kjo është një çështje e cila duhet të merret me seriozitet, që të mos kthehet kundër Kosovës./21Media

 

 

Back to top button