Treni godet një kamionetë në Fushë Kosovë, një i lënduar

 

Një person është lënduar sot pasi një kamionetë është goditur nga treni në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për portalin rtv21.tv bëri të ditur se personi në fjalë është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën ‘Pajazit Islami’ në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet (kamionetë). Bazuar në të dhënat fillestare lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tregoi Ahmeti./21Media

Back to top button