Salih Mustafës i vazhdohet masa e paraburgimit nga Specialja

Ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafës i është vazhduar masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale deri në muajin shtator.
Kjo është vendosur nga Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Folia, në një vendim që është bërë publik një ditë më parë.
Gjykata ka caktuar datën 5 shtator 2022 si datë ku ZPS-ja mund të paraqes parashtresat për shqyrtimin e radhës për masën e paraburgimit, ndërkaq për palën mbrojtëse ka caktuar datën 13 shtator.
Në mesin e shumë arsyeve që janë përmendur për vazhdimin e paraburgimit ndaj Mustafës, është cekur edhe rreziku i ikjes, ndikimi në dëshmitarë dhe zhdukja e provave.
Salih Mustafa u arrestua në muajin shtator të vitit 2020 dhe që atëherë po mbahet në paraburgim./21Media

Back to top button