Salihaj: Do ta votoj këtë mocion

Gjatë seancës plenare pë mocionin e mosbesimit

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj komentoi atë që tha Fatmir Limaj më heret duke i thënë “Nuk e di nëse ai i ka lëxuar edhe disa sondazhe tjera ku flasin për të bëmat e partisë së tij”.

“LDK-ja nuk i frikësohet zgjedhjeve, nuk e ka asnjë skandal. E gjithë kjo është punë e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit të cilët kanë udhëhequr më heret”, tha Salihaj.

Ai theksoi se do të votojë kundër, pra që të shpërbëhet ky koalicion. Gjithashtu, ai tregoi se ka votuar kundër këtij koalicioni edhe më herët.

“Unë sikur të isha si Mustafa do të ngitësha këtu e ta prishja këtë koalicion. Më mirë është të shkojmë në zgjedhje”, tha ai./21Media

Back to top button