Samiti i G7 ka dështuar, fajtor Donald Trump!

Sipas mediave në Gjermani

Pas përfundimit të samitit të shteteve anëtare të grupit G7, mediat në Gjermani janë të pajtimit në vlerësimin se ky samit ka dështuar, para se gjithash për shkak të bllokadave, të cilat sipas tyre i bëri në të gjitha anët presidenti amerikan, Donald Trump.

Në komentin e saj për samitin, gazeta Frankfurter Allgemeine Cajtung , shkroi se kancelarja Angela Merkel është e dëshpëruar për shkak të rezultateve të zbehta në samit, e para se gjithash me qëndrimet e Trumpit, shkruan rtv21.tv

“Për këtë arsye, Merkel dha porosinë e qartë në Mynih se kohërat, kur evropianët kanë mundur të mbështetën tek të tjerët, kanë kaluar dhe se tani evropianët duhet të marrin fatin e tyre në duart e veta”, shkroi gazeta.

Gazeta tjetër, Tagesspiegel theksoi se në shumë fusha, evropianët do të mbesin të varur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në fushën e mbrojtjes së klimës përparimi do të jetë i pamundur, pa ndihmën e ndotësve më të mëdhenj, siç është Kina.

Gazeta tjetër, Stuttgarter Cajtung, vlerësoi se përvojat nga vizita e parë e Trumpit jashtë Amerikës, duke pasur parasysh mos-interesimi e tij për çështjet e politikës së jashtme dhe listën e prioriteteve të tij, janë mjaft të dyshimta.

“Nëse Trump mendon se ka arritur qëllimin, atëherë mashtrohet. Ka humbur aleatë, miq shumëvjeçarë dhe mundësinë që të formoi koalicione, të cilat do të ishin të dobishme edhe për Uashingtonin, përfundoi kjo gazetë./21Media

Back to top button