Samiti i Parë i Komunitetit Politik Evropian në Pragë, çfarë mund të përfitojë Kosova?

(Live Update)

Samiti i Parë i Komunitetit Politik Evropian ka mbledhur 44 liderë të vendeve evropiane, pjesë e këtij samiti është edhe Kosova.
Profesori universitar, Afrim Hoti për RTV21 tha se të gjitha shtetet e vogla në këtë samit mund të shihen si përfituese.
“Rasti i Kosovës dhe rastet e shteteve të tjera të vogla në secilin dimension mund të shihen si përfituese të këtyre ngjarjeve, sepse politika jonë e jashtme dhe e shteteve tjera të vogla është e pafuqishme për të përquar zërin e tyre në zhvillime ndërkomëbtare dhe forume si këto gjithmonë konsiderohen si pozitive. Ky është elementi i parë pozitiv. Presidentja Osmani mund të flet nga A-Zh sepse rruga e Kosovës kah BE-ja është në fillesat e saj pra qysh nga çështja tashmë e tejkaluar e vizave deri të aplikimi eventual për statustin e vendit kandidat mund të jenë tema për të cilat mund të flas presidentja Osmani”, tha Hoti./21Media

A do të dëgjohet edhe zëri i vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë iniciativë?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Pragë ku po merr pjesë në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian.
Por a do të dëgjohet edhe zëri i vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë iniciativë ka treguar profesori universitar, Afrim Hoti në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21.
Hoti tha se ky është dimensioni pozitiv, pasi që pjesëmarrja e vendeve është e mbëështetur mbi parimin e barazisë së shteteve.
“Ky është një lajm i mirë në veçanti për Republikën e Kosovës, për faktin e shumë problematikave, specifikave dhe barrierave me të cilat përballemi ne. Komiteti i ri evropian paraqet një forum të mirë që zëri i të gjitha vendeve të Ballkanit të dëgjohet”, tha ai.

Hoti për samitin në Pragë: Është lajm i mirë për Ballkanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Pragë ku po merr pjesë në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian.
Por profesori universitar, Afrim Hoti tha se edhe pse është skeptik lidhur me këtë organizim është lajm i mirë për Ballkanin.
“Megjithatë, si ide nuk është e re sepse Macron kohë më parë duke mos dashur të ndërhyjë në dy pika kyqe të evropianëve, e para në proces të vendimmarrjes një proces shumë i komplikuar në BE dhe e dyta në proces të zgjerimit po ashtu shumë i komplikuar me shumë të panjuhura dha idenë që duke mos prekur këtë ide ta themelojë një asociacion ase një strukturë tjetër paralele e cila do të jepte ndihmesë dhe kontribut për ta ndihmuar në çështjet e Evropës”, tha ai.
Hoti në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se personalisht është skeptik duke mos i ditur detajet dhe specifikat e këtij organizimi. Megjithatë, sipas tij vetë fakti i pjesëmarrjes së 40 vendeve përfshirë këtu shtetet kryesore të BE-së është një lajm i mirë për Ballkanin si një rajon që synon të jetë pjesë e BE-së.

Kryeministri i Republikës Çeke, e cila kryeson Bashkimin Evropian, Petr Fiala paralajmëroi për samitin e parë të 44 krerëve të shteteve në Evropë – të gjithë përveç Rusisë dhe Bjellorusisë – si një mundësi për diskutime më joformale mbi çështjet e sigurisë dhe paqes, krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe synimet e mbrojtjes së mjedisit./21Media

Back to top button