Samsungu konfirmon datën e lansimit të Galaxy S23

Pas një sërë spekulimesh rreth serisë Galaxy S23, Samsungu ka konfirmuar datën e prezantimit të kësaj serie. Kompania koreano-jugore do ta lansojë Galaxy S23 në ngjarjen Galaxy Unpacked 2023.
Sipas faqes së internetit të Samsungut për tregun kolumbian, ngjarja e Galaxy Unpacked do të zhvillohet më 1 shkurt 2023. Moto e ngjarjes është: “Momentet epike po vijnë”. Imazhi promovues zbulon gjithashtu tre kamerat e pasme të serisë Galaxy S23.
Sipas raportimeve, seria Galaxy S23 mund të dalë në shitje deri në javën e dytë të shkurtit 2023. Samsungu mund të mos rrisë çmimet në krahasim me serinë Galaxy S22. Megjithatë, asgjë nuk mund të konfirmohet derisa kompania koreano-jugore ta shpallë atë. Si zakonisht, ngjarja e Samsung Galaxy Unpacked do të transmetohet drejtpërdrejt në Samsung.com, Samsung Newsroom dhe kanalin YouTube të Samsungut.
Seria Galaxy S23 pritet të ketë një version më të shpejtë të procesorit Snapdragon 8 Gen 2, RAM 8GB/12GB LPDDR5X dhe hapësirë ​​ruajtëse UFS 4.0. Të gjitha pajisjet– Galaxy S23, Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 Ultra – do të përdorin Android 13.

Back to top button