Sandler arrin rekord me paraqitje në filmin “Hustle”
Adam Sandler nënshkroi marrëveshje prej 350 milionë dollarëve me Netflix, për paraqitje në filmin e ri “Hustle”. Dhe tani ky aktor arriti rekord me të.
Sandler me personazhin e tij në “Hustle” ku luan rolin e një kërkuesi të talentëve të rinj në basketboll, po çmohet më së larti deri më tani në karrierën e tij filmike.
Filmat tjetë të Netfliks, ku ai u paraqit me role, si “The Rediculous 6”, dhe “Murder Mystery”, nuk kanë marrë kritika pozitive.
Regjinë e filmit “Hustle” e ka bërë Jeremiah Zagar.
Veç Sandler, në film me role paraqiten edhe aktorët: Queen Latifah, Ben Foster, Juancho Hernangomez dhe Robert Duvall.
Më gjerësisht rreth ngjarjes në të, Sandler luan rolin e Stanley, i cili kërkon yje të rinj të basketbollit. Ai shkon jashtë vendit për të kërkuar një yll të ri.
Ai lodhet duke kërkuar në rrugë lojtarë të gjeneratës së re në basketboll, dhe më në fund, pronari i ekipit, Robert Duvall, i ofron pozitën e asistenit të trajnerit. Por kur ekipi i kthehet birit të menaxherit të tij, Ben Foster, atëherë Stanley kthehet sërish në rrugë, por premton se do të gjej një talent për ekipin e tyre.
Dhe ai gjen Bo Kruz-in, me rolin e të cilit paraqitet basketbollisti profesionist spanjoll Juancho Hernangomez.
Filmi “Hustle” u lansua në kinema në mënyrë të limituar me 3 qershor 2022. E më pas me 8 qershor u lansua edhe në Netflix./21Media