Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sandulovic ka shkruar të mërkurën në platformën “X”, se presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të akuzohet për krime kundër njerëzimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai këtë e ka quajtur lajm ekskluziv, ku bashkë me Vuçiqin thotë se do të akuzohen edhe figura tjera të larta në Serbi.

“Aleksandar Vuçiq do të akuzohet për krime kundër njerëzimit. Shtetet e Bashkuara janë të detyruara të lëshojnë një urdhër arresti kundër Aleksandar Vuçiqit, duke përmendur përfshirjen e tij në krime kundër njerëzimit. Viktimat përfshijnë figura të shquara si Vladimir Cvijan, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Oliver Ivanoviç, ish-sekretari shtetëror i Ministrisë për Kosovën dhe Nikola Sandulović, presidenti i Partisë Republikane në Serbi. Kjo listë ofron një përshkrim gjithëpërfshirës, por jo shterues, të vrasjeve dhe persekutimeve që synojnë një grup specifik brenda parametrave të përcaktuar kohorë dhe gjeografikë”, ka shkruar ai.

Back to top button