Sanduloviq thotë se Vuçiq po punon kundër BE-së dhe NATO-s
Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq ka thënë se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe udhëheqësi republikan i Këshillit të New Yorkut, Joe Borelli duhet ta kuptojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po punon kundër BE-së dhe NATO-s.
Sanduloviq ka ngritur edhe pikëpyetje nëse Lajçak dhe Borelli janë pjesë e atij konspiracioni serbo-rus në shpërbërjen e BE-së dhe fundin e NATO-s.
“Si duhet ta interpretojmë atë? Ju keni heshtur mjaft, na keni borxh përgjigje”, ka shkruar ai në X.
Sanduloviq pas homaxheve që bëri në Prekaz, është rrahur brutalisht në Serbi, për çka akuzoi njerëzit e Vuçiqit.
Do you @MiroslavLajcak and @JoeBorelliNYC really not see and understand that Aleksandar Vučić is working against the @EU and @NATO, or are you also part of that #Serbian–#Russian conspiracy in the disintegration of the @EU and the end of @NATO? How should we interpret that? You…
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) February 20, 2024