Sanksione të reja të Shtëpisë së Bardhë ndaj 19 oligarkëve rusë
Administrata Biden ka njoftuar një raund të ri sanksionesh kundër oligarkëve rusë.
Tetë elita të pasura do të ndërpriten nga sistemi financiar i SHBA-së dhe do të shohin asetet e tyre të ngrira, duke përfshirë miliarderin Alisher Usmanov, sekretarin e shtypit të Kremlinit, Dmitry Peskov dhe ekzekutivin e naftës, Nikolai Tokarev.
Gjithashtu, 19 oligarkëve dhe 47 familjarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve më të afërt do të ndalohen të udhëtojnë në Amerikë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur gjithashtu se do të sanksionojë shtatë entitete ruse dhe 26 individë për rolin e tyre në përhapjen e “narrativave të rreme që çojnë përpara objektivat strategjike ruse dhe justifikojnë në mënyrë të rreme aktivitetet e Kremlinit”.
Presidenti Joe Biden ka vënë në dukje të enjten se sanksionet tashmë të vendosura “kanë pasur një ndikim të thellë”./21Media