Sanksionet e BE-së me efekte në ekonominë e Kosovës

Masat e BE-së ndaj Kosovës u vunë për shkak se Qeveria nuk përmbushi një plan evrop0ian për shtendosje të situatës në pjesën veriore të vendit, që nënkuptonte tërheqjen e forcave policore. Megjithatë, me nisjen e tërheqjes së njësive policore nga veriu, zëvendës Kryeministri Besnik Bislimi, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të rishikojë vendimin e saj për masat.

“Marrëveshja e 10 korrikut është ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe ka për qëllim zbatimin e deklaratës së 27 vendeve të BE-së nga 3 qershori. Masat e BE-së kundër Republikës së Kosovës deklarohen të përkohshme, të kthyeshme dhe në varësi të një përkushtimi të besueshëm për de-eskalim”.

Por, Bashkimi Evropian nuk foli për masat ndaj Kosovës, megjithëse ka ripërsëritur qëndrimin se plani I tij për shtendosje duhet të përmbushet plotësisht. Opozita I vlërësoi sanksionet ndaj Kosovës me pasoja. Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se ndërmarrjet kanë pësuar nga sanksionet e BE-së.

“ Ndalimi i projekteve që kanë pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe investimet në institucionet publike dhe ajo do të ketë ndikim të drejtpërdrejt sepse kanë qenë firmat, ndërmarrjet që mund të kishin pasur benefite direkte nga këto fonde. Prandaj kjo do të ketë ndikim shumë të madh në ekonomi”

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka publikuar një listë të projekteve të shumta që janë anuluar nga BE-ja për Kosovën në kuadër të vendosjes së sanksioneve për veprimet e marra nga Qeveria e Kosovës për situatën në veri. Arifi shkruan se janë anuluar projekte me vlera milionëshe.

Që prej vendosjes së masave shtrënguese të BE-së ndaj Kosovës, Aleanca Kosovare e Biznesit ka paralajmëruar se vendi mund të pësojë humbje deri në 500 milionë euro, deri në fund të vitit. Përfaqësues të biznesve thonë se efektet e këtyre masave mund të shihen më vonë, ndërkohë që profesori i ekonomisë, Fatos Ukaj tha se Qeveria do të detyrohet ta rimbursojë çdo humbje.
Incizimi: Fatos Ukaj, profesor i ekonomisë

“ Mjetet të cilat sillen në Kosovë, normalisht nuk mbeten në Kosovë sepse BE-ja investon shumë në ngritjen e kapaciteteve tona, pra nuk i kemi ato pare, qeveria duhet prej pareve të veta me zënë hapin për çështjen e bashkërenditjes me hapat e stabilizim asocimit ku është Kosova, pra jemi vonu 6 muaj, 1 vit më pas pasoja”

Ministria e Ekonomisë ditë më parë konfirmoi se Kosova ka mbetur jashtë programit 7.5 miliardë euro të BE-së, për Ballkanin, program i cili synon të përshpejtojë transformimin digjital të Evropës dhe të sigurojë financim për projekte në fushat e teknologjisë dhe inovacionit./21Media

Back to top button