Qeveria drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes së Bratislavës

Qeveria ka zbatuar edhe pjesën tjetër të marrëveshjes së Bratislavës për de-eskalim duke tërhequr edhe 25 për qind të Policisë nga objektet komunale. Kryeministri Kurti e arsyetoi vendimin për tërheqjen e Policisë me përmirësimin e situatës së sigurisë dhe me mirëmbajtjen e sundimit të ligjit dhe rendit publik.

‘’Janë bërë rreth një muaj e gjysmë që nuk kemi incidente të theksuara e protesta të dhunshme. Falënderojmë policinë dhe qytetarët pa dallim për bashkëpunimin dhe korrektësinë. “Ashtu qysh kemi thënë para më shumë se dy muajve: 1) nuk do të ketë zvogëlim të përnjëhershëm dhe as të menjëhershëm të pranisë së policisë, por vetëm gradual e proporcional; 2) zvogëlimi vlen për praninë policore në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre, e jo për veriun e vendit, ku ka ende sfida e punë për sundim të plotë të rendit e ligjit’’.

Por, për opozitën tërheqja nga veriun i vendit është dështim i Qeverisë së Kosovës. Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se Qeveria u detyrua të tërhiqet nga veriu pa arritur asgjë.

‘’shtrohet pyetja cka arriti Kosova me këtë maskaradën e dy muajve të fundit…marrëveshja e Bratisllavës si presion dhe nga sanksionet e faktorit ndërkombëtar…’’

Vendimet e pamatura të Qeverisë i kanë shkaktuar dëme të mëdha Kosovës tha deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj. Sipas tij, kjo është një lojë e rrezikshme e Qeverisë.

‘’sic janë shkeljet kushtetuese në vazhdimësi janë edhe vendimet e dëmshme…kjo tërheqje është lojë e ndyrë e Kurtit…”

Në pikën që kanë arritur raportet e Kosovës me BE-në është e pashmangshme që të mos zbatohen kërkesat e BE-së për tërheqjen e Policisë dhe hapave të tjerë për de-përshkallëzim të situatës në veri vlerëson Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Sipas tij, Kosova nuk mund të vazhdoj të konfrontohet me faktorin ndërkombëtar.

‘’konsideroj se dëmë është bërë në raport me BE-në dhe SHBA-në dhe shpresoj se e gjithë kjo strategji e Kosovës të ketë disa garanca që serbët të marrin pjesë në zgjedhje…’’

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Sebri, Miroslav Lajçak, ka përshëndetur vendimin për reduktimin me 25 për qind të numrit të Policisë së Kosovës në dhe rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës, e cila është miratuar, sipas tij, në takimin e përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it./21Media

Back to top button