Sanksionohen 133 shoferë, 63 për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara aksionale, në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsej 133 sanksione, prej të cilave 63 për ngasje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, nëntë për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe tre për kalim në dritë të kuqe.
Nëntë sanksione janë vendosur për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, si dhe katër për përdorimin e celularit.
“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, kanë informuar nga MPB, shkruan TV21./21Media

Back to top button