Sanksionohen 252 shoferë, 110 për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme dje ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut, me ç’rast, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 252 masa, nga të cilat 110 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar. Ndërsa, 21 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe katër sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Janë vendosur 4 masa për përdorim të celularit, 13 masa për automjete të paregjistruara, pesë sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), dy masa për moslejimin e rrugës për këmbësorët, një sanksion për shofer fillestar, shkruan TV21./21Media

Back to top button