Saraçini-Kelmendi s’mund t’i mbajë lotët, e kërkon Rronin e luftës

 

Drejtoresha gjenerale e RTV21, Afërdita Saraçini – Kelmendi sot në emisionin “Bon Bon” shpalosi një histori sa interesante aq edhe emocionuese nga periudha e luftës së fundit në Kosovë.

Saraçini-Kelmendi zbuloi një copëz nga rrugëtimi i saj si pjesë e një organizate të grave për të dërguar ndihma, por edhe si gazetare.

Në fshatin Sadllarë, Saraçini-Kelmendi tregoi se në atë kohë ishte takuar me një grua të moshuar e cila ishte në hall të madh. Në një nga shtëpitë e braktisura të këtij fshati kishte ardhur në jetë një djalë, po nusja nuk dinte të merrej me fëmijën pasi që ishte bërë nënë për herë të parë.

Në një rrëfim emocional e që vështirë mbahen lotët, Saraçini-Kelmendi zbuloi se atij djali ia vuri emrin vet. Në prani të gjyshes dhe nënës së tij, Saraçini-Kelmendi djalin e luftës e pagëzoi me emrin Rron.

Afërdita Saraçini-Kelmendi tha se djali i luftës tani është 21 vjeçar dhe dëshiron që ta takojë./21Media

Back to top button