Sarrazin për TV21: Kancelari gjerman është i bindur se ky rajon duhet të bëhet pjesë e BE-së

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në një intervistë për TV21 tha se vazhdimisht ka pasur teori se po zbehet ideja për zgjerimin e BE-së, por që të njëjtat nuk qëndrojnë.
Sarrazin tha se kancelari gjerman Olaf Scholz është i bindur si asnjëherë më parë se rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së sa më parë.
“Unë jam 40 vjeçar tani dhe merrem me çështjen e zgjerimit që nga viti 1999 dhe në vazhdimësi kam dëgjuar për këtë zbehjen e procesit të zgjerimit…por qeveria ime nuk qëndron pas kësaj, përkundrazi, kancelari im është i bindur se ky rajon duhet t’i bëhet anëtare e Bashkimit Evropian më shpejtë se në të kaluarën”, deklaroi mes tjerash Sarrazin./21Media

Back to top button