Sarrazin takohet më shefen e UNMIK-ut: Dialogu e vetmja rrugë për të ecur përpara

Situata aktuale një vit pas Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte temë diskutimi mes Përfaqësuesit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Përfaqësueses Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Caroline Ziadehe.

Kjo e fundit përmes një postimi në platformën X ka njoftuar se çfarë kanë diskutuar me emisarin gjerman.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh u takua me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke diskutuar situatën aktuale një vit pas Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë e mundshme përpara”, thuhet në njoftimin e UMIK-ut./21Media

Back to top button