SBASHKU-u kërkon rritjen e pagave në të kundërtën paralajmëron protesta dhe grevë

SBASHK-u ka mbajtur mbrëmë takim të jashtëzakonshëm me Këshillin Drejtues dhe me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve, ku si temë kyçe e ishte draftimi i Ligjit të ri të pagave e veçmas shtojcat dhe koeficienteve.
Për SBASHK-un është i papranueshëm raporti i koeficieteve 1 me 20 ,që favorizon shumë qeveritarët në dëm të të punësuarve në arsim, kulturë por edhe sektorë të tjerë, e po ashtu është e papranueshme edhe tendenca për zbritje të koeficienteve për numrin më të madh të të punësuarve në arsim.
Pjesëmarrësit e këtij takimi të jashtëzakonshëm pas një debati të gjatë e konstruktiv kanë autorizuar Kryesinë dhe komisionin e ekspertëve të fushës që të vazhdojnë me angazhimet dhe t’ia prezantojnë Ministres Nagavci dhe Ministrit Sfeçla propozime konkrete e të argumentuara të SBASHK-ut me qëllim që të punësuarit në tërë sektorin e arsimit dhe në atë të kulturës të kenë vend meritor në Ligjin e ri të Pagave , e jo pozitë nënçmuese e të degraduar, siç është tani në versionin , që po qarkullon, të Draft Ligjit të Pagave.
Siç bëhet e ditur në komunikatë anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë marr vendim unanim se nëse MASHTI dhe Ministria që drejton Ministri Sfeçla i ikin takimeve me përfaqësuesit e SBASHK-ut, apo nuk përfillin kërkesat e argumentuara të punëtorëve të tërë sektorit të arsimit e të kulturës, atëherë në pjesën e parë të marsit do të ketë veprime sindikale paralajmëruese, gjegjësisht protesta me numër të kufizuar pjesëmarrësish dhe nëse edhe pas kësaj nuk do të ketë ndryshime pozitive, atëherë do të shkohet me veprime edhe më radikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet, në arsimin parauniversitar dhe në universitete.
Nga ky takim dhe nga konsultat e zhvilluara u mor vendimi që SBASHK të kërkojë nga Qeveria të ngritën pagat në mënyrë lineare në vlerën prej 100 euro për gjithë të punësuarit në arsim, shkencë e kulturë nga muaj prill e deri kur të nis së implementuari Ligji i ri i pagave, që duhet të jetë produkt i marrëveshjes paraprake mes Qeverisë dhe sindikatave./21Media

Back to top button