S’bëhet fjalë për ndërrim të foshnjës në QKUK, por për ngatërrim të informatave!

Një infermiere në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ngatërruar familjet të cilat po prisnin foshnje të mërkurën në mbrëmje, duke e njoftuar familjen e gabuar se fëmija është shëndosh e mirë, edhe pse s’i kishte mbijetuar lindjes. Kjo u raportua se mjekët i ndërruan foshnjet! Por, Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar (ShSKUK) ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjeve por sipas tyre për dhënie të paautorizuar të informatave nga infermierja dhe ngatërrim të informatës.
ShSKUK ka dhënë detaje edhe për foshnjën e vdekur.
Sipas njoftimit gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnje saj nuk do të mbijetonte.
Tutje në njoftim thuhet se deri të ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër dhe infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinfromuar prindërit./21Media

 

Back to top button