Scaroni: Maldini nuk i duhej më Milanit

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni ka zbuluar se Paolo Maldini nuk ndjehej mirë me strukturën e re të klubit dhe se atyre nuk ju nevojitej më, por nuk e mohoi se legjenda e “Rossonerëve” shpresonte ta sillte Andrea Pirlon si trajner.

Shkarkimi i Maldinit nuk u prit mirë nga tifozët, ndërsa pas tij klubi e largoi edhe drejtorin sportiv Ricky Massara.

Lojtarët dhe tifozët mbetën të habitur, me shumë prej tyre që ishin të nervozuar me shefin e RedBird, Garry Cardinale.

“Ne kishim ndjenjën se Paolos nuk i pëlqente kjo organizatë, kështu që kur dikujt nuk i pëlqen diçka, është më mirë t’i ndash rrugët. Është e vërtetë që Maldini kishte ndikim të madh në disa nga bisedimet dhe deri në këtë ditë ne jemi tejet falënderues për të. Por, më duhet të them se këtyre ditëve, shpresoj që nuk tingëllon keq, por neve nuk na duhet ai shumë”, tha Scaroni.

Ka pasur spekulime se Maldinit nuk i pëlqente më trajneri Stefano Pioli, dhe se ai dëshironte të sillte Andrea Pirlon si trajner të ri.

“Nuk dua të komentoj për idenë e shkarkimit, por mund t’i them po kësaj. Pioli absolutisht është kryesori i projektit”, tha Scaroni.

Back to top button