Kaloni te përmbajtja kryesore

Zhvillimet e fundit, Osmani bisedon me homologen sllovene

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

Osmani ka potencuar se me Musar ka biseduar për zhvillimet e fundit e po ashtu edhe për vizitën e saj në Kosovë.

“Bisedë e shkëlqyer me presidenten Musar mbi zhvillimet e fundit, procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së grave, paqes dhe Sigurisë.”, ka shkruar Osmani në Twiter./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button