Scholz: Angazhohem me këmbëngulje që Kosovës t’i liberalizohen vizat

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka deklaruar se duhet bërë përparim i mëtutjeshëm në liberalizimin e vizave për kosovarët.
Në këtë aspekt, Scholz tha se do të angazhohet me këmbëngulje që Kosovës t’i liberalizohen vizat.
“Përparim i mëtejshëm duhet të bëhet në liberalizmin e vizave për Kosovën, qeveria federale e ka theksuar këtë si objektivë në marrëveshjen e koalicionit për këtë unë angazhohem me këmbëngulje me Bashkimin Evropian në biseda me partnerët”, ka thënë kancelari gjerman
Scholz, nuk ka dashur të flasë për kohën kur mund të ndodhë liberalizimi, por ka thënë se shpreson që kjo të ndodhë shpejtë.
Ndërkaq, kryeministri Kurti deklaroi se në këtë takim ka kërkuar nga Gjermania që ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovë.
Kryeministri Kurti ka mbajtur takim të mbyllur me kancelarin gjerman Scholz.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./21Media
 
 

Back to top button