Kurti në Berlin: Dialogu Kosovë-Serbi të përqendrohet në njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz në Berlin në një konferencë të përbashkët për media, tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.
“Në lidhje me dialogun e njoftova kancelarin se Kosova është aktive. Dialogu duhet të ketë njohje reciproke në qendër e jo në fund. Jemi të përkushtuar të ecim shpejt dhe të kemi rezultate konkrete”, tha Kurti.
Para kancelarit gjerman, Kurti foli edhe për progresin dhe qeverisjen e tij në Kosovë.
“Në këtë vit qeverisje kemi bërë përpjekje të mëdha në sundimin e ligjit, kemi filluar reformat administrative”, shtoi ai.
Ndërkohë, kërkoi që pavarësia e Kosovës të njihet nga pesë vendet e BE-së./21Media

Back to top button