Scholz i shqetësuar për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën se është i “shqetësuar” për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron është mbrapa në listë, sipas sondazheve, kur kanë mbetur më pak se dy javë para rundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme, të shpallura si përgjigje ndaj epërsisë së të djathtës ekstreme ndaj partisë së tij, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

“Shqetësohem për zgjedhjet në Francë”, ka thënë Scholz përgjatë një interviste për transmetuesin publik ARD.

“Shpresoj që partitë që nuk janë [Marine] Le Pen, le të themi kështu, janë të suksesshme në zgjedhje. Mirëpo, i takon popullit francez të marrë vendimin”, ka thënë ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button