Scholz: Putini të pranojë se planet e tij në Ukrainë nuk do të kenë sukses

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sot, pas smitit të G7-ës theksoi se “vendet mund të përcaktojnë fatin e tyre” dhe nuk duhet “të sulmohen nga fqinjët e tyre”.

Ai dënon sulmin e së hënës në një qendër tregtare në Kremenchuk, për të cilin tha se është “përsëri provë se Putini po vazhdon agresionin e tij brutal kundër popullsisë” në Ukrainë.

Duke iu referuar sanksioneve të vazhdueshme perëndimore, Scholz vazhdoi: Ka vetëm një rrugëdalje: që Putini të pranojë se planet e tij në Ukrainë nuk do të kenë sukses.

Ai tha se vendet e G7-ës do të marrin në konsideratë një kufizim të çmimit të naftës ruse dhe shpresojnë të trajtojnë rritjen e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga sulmi i Moskës.

Ai shtoi se 4.5 miliardë dollarë (3.7 miliardë £) do të shpenzohen për të luftuar urinë globale, e përkeqësuar nga lufta ruse në Ukrainë, shkruan BBC./21Media

Back to top button