Scholzi bën thirrje të vazhdojë ndihma për Ukrainën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ndihmë të mëtejshme të SHBA-së dhe Evropës për Ukrainën, ndërsa u nis të mërkurën për një vizitë në Washington.
Ai ka deklaruar se është koha për t’i dërguar presidentit rus Vladimir Putin, një “sinjal shumë të qartë” se Perëndimi nuk do të heqë dorë nga mbështetja për Kievin.
Scholzi do të takohet me anëtarët e Kongresit dhe presidentin Joe Biden të premten. Vizita e tij vjen pasi ndihma për Ukrainën nga SHBA-ja mbeti e varur nga Senati për shkak se republikanët bllokuan ndihmën financiare.