Schulz: Evropa duhet t’i japë një përgjigje Bashkimit Evropian

(Lajm i përditsuar)
Schulz: Evropa duhet t’i japë një përgjigje Bashkimit Evropian
Ish-kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz në Samitin e Ballkanit Perëndimor, tha se në këtë botë multipolare, Evropa duhet t’i japë një përgjigje Bashkimit Evropian.
“Për çdo gjë është e përqarë, për çdo gjë në tavolinë është e përqarë dhe kjo është katastrofale sepse pjesët e tjera të kësaj bote janë shumë më të vendosura dhe polare në drejtimet e tyre”, tha ai.
Hovenier: Prioritetet e SHBA-së duhet të jenë edhe të BE-së për Ballkanin Perëndimor
Në Samitin e Ballkanit Perëndimor, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se prioritetet e tij dhe shtetit që përfaqëson janë që të ketë paqe, siguri dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor.
“Duam që t’i mbështesim dhe t’i shtyjmë përpara vendet e Ballkanit Perëndimor drejtë integrimeve evropiane. Duhet të punojmë që ta dërgojmë para këtë rajon edhe në integrimin më të madh ekonomik”, ka thënë Hovenier.
Kurti: Jemi numër një në rajon për sundimin e së drejtës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se demokracia është krijimi dhe promovimi i institucioneve profesionale.
Sipas Kurti, shteti demokratik duhet të tregojë që ligji vlen për të gjithë
“Jemi numër një në rajon për sundimin e së drejtës. Autoritetet ligj-zbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione ndaj krimit e korrupsionit duke arrestuar rreth 2000 njerëz, prej tyre rreth 300 zyrtarë shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë sekuestruar 75 vila në parqe të mbrojtura. Epoka e korrupsionit në Kosovë po përfundon. Vitin e kaluar e përfunduam me 10.7 për qind rritje për bruto-produktin vendor. Investimet e huaja direkte janë rritur. Kemi krijuar mbi 25.000 vende të reja të punës dhe buxheti është më i madhi në histori të vendit tonë”, ka thënë Kurti ndër tjera në Samitin e Ballkanit Perëndimor.
Kurti po ashtu ka thënë se Kosova po lufton një betejë të ashpër kundër kërcënimeve siç janë furnizimi me energji elektrike dhe rritje të çmimeve.
Sipas tij kriza është më e madhe për qytetarët e Kosovës për shkak të mosmenaxhimit të mirë nga qeveritë e kaluara./21Media 

Back to top button