Së shpejti hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës

Ndërtesa e vuajtjeve të shumta dhe e persekutimit të shqiptarëve, por edhe e qëndresës së madhe të aktivistëve të çështjes kombëtare, Burgu i Prishtinës do të shndërrohet në hapësirë të komunikimit me të kaluarën dhe të edukimit për brezat e ri.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Muzeu i Burgut të Prishtinës së shpejti do të jetë i hapur për publikun.
Ministri Çeku ka njoftuar se në fazën e parë do të kurohet ekspozita e përkohshme, ndërsa ndërtesa do të jetë nikoqire e ngjarjeve publike. “Do të vazhdojmë me shpalljen e ndërtesës aset të mbrojtur të trashëgimisë kulturore dhe projektin e restaurimit për të përmbyllur me ekspozitën e përhershme dhe planin e menaxhimit”.
Ai tutje ka njoftuar se sot kanë emëruar ekipin përgjegjës për funksionalizimin dhe menaxhimin e kësaj ndërtese.
Çeku ka shkruar në Facebook se synimi është që Muzeun e Burgut të Prishtinës ta shndërrojnë në njërën nga hapësirat më të vizituara jo vetëm në qytetin e Prishtinës./21Media

Back to top button