Seanca e Kuvendit vazhdon nesër

 
Nesër do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën kanë mbetur për shqyrtim gjashtë pika të rendit të ditës.
Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se seanca plenare fillon në ora 10:00.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,
8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,
10. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
11. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës./21Media

Back to top button