Në kërkim prej 2 javësh, arrestohet 45-vjeçari kosovar që akuzohet për përdhunimin e nipit 8-vjeçar
Sot u arrestua një shtetas kosovar në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Beratit prej rreth 2-javësh për “marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Shtetasi 45-vjeç B.K nga Prizreni akuzohet nga nipi i tij 8-vjeç se e ka përdhunuar. Vetë fëmija e ka denoncuar në polici dhe raporti i mjekësisë ligjore e ka konfirmuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren, ku nipi 8-vjeç kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime.
Pas arrestimit, 45 vjeçari u dërgua në burgun e Beratit, pasi Gjykata e Beratit kishte caktuar për të në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Fëmija 8-vjeç jeton në Berat me babain dhe nënën, që është martuar prej 10-vjetësh në Berat./oranews