Seanca e radhës për ish-krerët e UÇK-së më 29 tetor

Seanca e radhës mbi ecurinë e çështjes së të akuzuarve të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të mbahet më 29 tetor, duke filluar nga ora 14:30.
Kjo u bë e ditur nga vet Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillo.
Ndërkohë, në seancën e sotme, mbrojtja e të akuzuarve ka hedhur akuza ndaj prokurorisë dhe gjykatës duke u thënë se ish krerët e UÇK-së janë duke u mbajtur në paraburgim pa pasur njohur të saktë mbi çështjen e tyre.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka afati deri më 27 shtator të paraqesë materialet e siguruar, ndërkohë deri tani janë dorëzuar vetëm 75% e tyre.

Back to top button